“Do jem prostitutë”, aktorja shqiptare flet për rolin në film

Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj së fundmi do të luajë një rol aspak të zakontë në shfaqjen e re në Teatër. Moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit”, ka thënë se do të sjellë shfaqjen e saj të dytë në teatër, ku do të vijë në rolin e një prostitute.

Sipas Rudinës, e gjithë ngjarja do zhvillohet në një shtëpi publike. “Mezi po pres ta luaj si rol sepse më intrigon shumë. Jam shumë kurioze sesi do ta bëj karakterin e një prostitute. Ngjarjet ndodhin në një bordello, por është vërtetë ana njerëzore e punonjëseve të seksit, që janë njerëz, kanë ndjenja, tha Rudina.

Rudina tha se janë ende në provat e para, por nuk hezitoi të thoshte se do të jetë një super prostitutë në rol.

Advertisement
Loading...