
Presidenti Donald Trump është infektuar me koronavirus. Ashtu sikurse bashkëshorti, edhe Melania Trump është prekur nga Covid-19.
Lajmi vjen fill pas ditës së djeshme, kur këshilltari i Presidentit, Hope Hicks, rezultoi pozitiv. “Do ta nisim menjëherë karantinën dhe proçesin e shërimit. Do ta kalojmë sëbashku këtë!”, ka shkruar Trump në Twitter. Një status ka ardhur edhe nga Melania, e cila ka theksuar se ajo dhe Presidenti ndihen mirë. “Ndihemi mirë dhe unë kam shtyrë çdo aktivitet për më vonë. Ju lutem, sigurohuni që po qendroni të sigurt dhe do ta kalojmë të gjithë sëbashku këtë”, ka shtuar Melania.
Mjeku që po ndjek çiftin presidencial u shpreh se familja do ta kalojë në Shtëpinë e Bardhë karantinën. Trump dhe Melania u testuan menjëherë pas rezultateve pozitive të Hicks.