Dora e mashkullit tregon sjelljen e tij ndaj femrave

Nëse kërkoni të dini si do të sillet një mashkull me ju, mjafton të shikoni me vëmendje dorën e tij.

Nëse gishti i tij i unazës është më i gjatë se treguesi, atëherë keni të bëni me një mashkull të sjellshëm dhe të kujdesshëm. Nëse gishti i unazës me atë tregues kanë gjatësi të barabartë, atëherë mashkulli është i vrazhdë dhe kokëfortë.

Ky përfundim është nxjerrë nga kërkuesit shkencorë të Universitetit McGill të Kanadasë.

Studime të mëparshme kanë treguar se gishti i unazës preket nga hormone që në mitër. Kur gishti i unazës është i shkurtër, kjo do të thotë që është prekur nga hormone mashkullore. Kjo ndikon në mënyrën e sjelljes së meshkujve ndaj femrave kur rriten.

Studimi i Universitetit McGill është publikuar në revistën ‘Personality and Individual Differences’.

Advertisement
Loading...