E çuditshme pse nuk ia doli të bëhej aktore (Foto)

Dhe përderisa me sukses të jashtëzakonshëm ia ka arritur të bëjë emër të madh në botën e modelimit, ajo ka dështuar që të realizojë ëndrrën për t’u bërë aktore

Manekinia e famshme për të brendshmet seksi, Abigail Ratchford, që nga fëmijëria e ka ditur se dëshiron të jetë në botën e shoubiznesit dhe atë si manekine dhe si aktore. Dhe përderisa me sukses të jashtëzakonshëm ia ka arritur të bëjë emër të madh në botën e modelimit, ajo ka dështuar që të realizojë ëndrrën për t’u bërë aktore.

Derisa ka shkuar në audicione të ndryshme për seri dhe filma, mes tyre edhe “Modern Family” dhe “Wild”, ajo ka rënë në sy dhe kështu ka arritur të sigurojë paraqitjen në ballinën e revistës së famshme “Sports Ilustrated” dhe atë disa herë. Dhe zeshkania atraktive duket se ka gjetur fajtorin pse ajo refuzohet për rolet filmime.

Fajin për këtë ia hedh trupit të saj superseksi, respektivisht gjinjve të saj gjigantë. “Mendoj se arsyeja pse nuk arrij të fitoj role filmime janë format seksi të trupit tim, sidomos gjinjtë e mëdhenj. Kam pasur oferta të pamoralshme, por i kam refuzuar. Nuk dua të paraqitem në ndonjë rol vetëm shkaku i trupit tim, por dua të dëshmohem me aftësitë e mia në aktrim”, ka deklaruar Abigail. Ajo thotë se nuk ka pranuar që të humbë në peshë me qëllim që të rris shanset për t’u bërë aktore, pasi mburret me format e trupit të saj.

Advertisement
Loading...