E pabesueshme, Adele dhe Naomi Campbell në luftë për dashurinë ndaj reperit

Adele dhe Naomi Campbell kanë nisur një luftë të hapur me njëra-tjetrën për të fituar vëmendjen e reperit Skepta. Burime pranë këngëtares kanë thënë se Adele kalon shumë mirë në shoqërinë e reperit dhe ata të dy kanë nisur të afrohen me njëri-tjetrin që vitin e shkuar.

“Adele ka një afeksion ndaj Skeptas, por ajo është në konkurrencë të vërtetë me Naomin. Adele insiston se thjesht po argëtohen, por të gjithë e dinë se ajo dhe Naomi janë të çmendura pas Skeptas dhe të dyja po shpresojnë për diçka serioze”, kanë thënë disa burime shumë të afërta me Adele për revistën “Heat”.

Këngëtarja i dha fund lidhjes me bashkëshortin Simon Konecki vitin e shkuar dhe pak kohë pas divorcit u përfol për një romancë mes saj dhe Skeptas. Muajin e shkuar të dy ata u panë bashkë në Londër dhe dëshmitarët thanë se Adele e Skepta dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë thuhet se Naomi ka qenë në lidhje me reperin në vitin 2018-të pasi u shfaqën bashkë në një kopertinë për revistën “GQ”.

 

Advertisement
Loading...