E papritur nga Selena Gomez: Po martohem me aktorin 68 vjeçar

Selena Gomez ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përkrah së cilës ka shkruar se po martohet me aktorin 68 vjeçar, Bill Murray.

Një deklaratë e tillë e këngëtares dhe aktores vjen pas raportimeve në disa media, se ajo mund të jetë në lidhje me kolegun e saj.

Raportimet kishin të bënin me disa fotografi në festivalin Cannes ku dyshja dukeshin shumë të afërt, madje edhe ishin kapur përdorë.

“Jam shumë e nderuar që kam qenë pjesë e këtij filmi me gjithë stafin. Ndryshe, unë dhe Bill Murray po martohemi”, ka shkruar ajo.

Advertisement
Loading...