
Një studente në Universitet ka treguar se vuan nga një sindrom i rrallë që që do të thotë se ajo fle për javë të tëra, madje edhe gjatë kohës së provimeve, transmeton Gazeta Metro.
Rhoda Rodriguez-Diaz, 21 vjeç, nga Leicester, ka ‘sindromën e ‘Bukuroshes së Fjetur’ dhe mund të pushojë deri 22 orë në ditë, vetëm duke u zgjuar në një ëndërr si ekstazë për të ngrënë ushqim, pirë dhe për të shkuar në tualet.
Në rastin më të keq, episodet e saj të gjumit mund të zgjasin tre javë dhe kjo do të thotë se ajo dështoi në vitin e dytë të universitetit pasi ajo fjeti gjatë provimeve të saj të fundvitit.
Si një fëmijë Rhoda u diagnostikua me pagjumësi të tepërmë të karakterizuar me lodhje ekstreme.
Rhoda sa ishte fëmijë nuk mundi ta shpenzonte kohën e madhe me shoqëri ose të bëntë ndonjë aktivitet fizik sepse thuajse gjatë gjithë kohës ajo ishte në gjumë.
Por në shtator të vitit të kaluar mjekët e zbuluar së ajo kishte sindromën Kleine – Levin , sëmundje që prek një në një milionë.
Rhoda përjetoi një gjumë të thellë rreth tre muaj më parë, kur ajo fjeti më shumë se 60 orë në vetëm tre ditë.






























