E tradhëtoi me Miss-in më të re, gruaja i merr gjysmën e pasurisë miliarderit

Beteja ligjore mes oligarkut rus Farkhad Akhmedov dhe bashkëshortes së tij, ka qenë prej kohësh në vëmendjen e mediave të Britanisë së Madhe ku cifti është vendosur prej kohësh.

64 vjecari i martuar ishte lidhur prej kohësh me një mbretëreshë bukurie që ka pothuajse gjysmën e moshës së tij, me të cilën tani ka lidhur kurorë e ka dhe tre fëmijë.

Detajet e lidhjes së pretenduar të dashurisë mes Akhmedov, dhe bjondes mahnitëse, Anna Adamova, 37, u zbuluan nga djali i tij Temur Akhmedov në një deklaratë të paraqitur tani në Gjykatën e Lartë të Londrës. Temur po lufton në gjyq në krah të të ëmës, 48 vjecares Tatiana Akhmedova, e cila pretendon se lidhja e të shoqit me Miss-in ka nisur që gjatë kohës kur ata ishin të martuar, ndërsa thotë gjithashtu se ai e fshehu të vërtetën e pasurisë së vet gjigande, në mënyrë që bashkëshortja të mos merrte 453 milionë paundët që pretendonte.

Advertisement
Loading...