
Anxhelina Hadërgjonaj, pas një shkêputje të gjatë nga muzika, është rikthyer me një projekt të ri, i cili titullohet “Precious” dhe është publikuar pak ditë më parë. Kënga e saj është pritur shumë mirë jo vetëm nga publiku dhe fansat e saj, por edhe nga kolegët, të cilët nuk i kanë kursyer vlerësimet në rrjetet sociale. Ndërkohë Anxhelina ka marrë mbështetje në Instagram edhe nga Kim Kardashian.
Po pikërisht kështu, pjesëtarja e famljes Kardashian ka ndarë me 194 milionë ndjekësit e saj, këngën “Precious”, duke i “treguar dashuri” Anxhelinës, të cilën e njeh si mikja e ngushtë e artistit të make up, Ariel.

Sigurisht që këngëtarja shqiptare është shprehur shumë e lumtur për postimet e Kim, duke e quajtur “Mbretëresha e botës” dhe duke i thënë që e vlerëson shumë mbështetjen e saj.

Po ashu Anxhelina i drejtohet Kim Kardashian, teksa i tregon se i është tepër mirënjohëse për publikimin dhe shprehet se ajo ka bërë gjëra të mrekullueshme me të gjitha sipërmarrjet ku është përfshirë, teksa fjalët e Ariel por edhe sytë e publikut dëshmojnë se është një person me zemër të bukur. Në fund ajo nuk harron ta falenderojë edhe një herë, e lumtur si një grua ndihmon një tjetër.






























