Edhe Orlando Bloom si shqiptarët, tregon kujt i ngjan vajza më shumë

Pak kohë më parê, Katy Perry u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën, Daisy Dove, që deri tani nuk e kanë prezantuar akoma me publikun. Por sesi është vogëlushja dhe se kujt i ngjan, e ka zbuluar Orlando Bloom gjatë intervistës për The Ellen Show.

“Kur lindi, ditët e para thosha më vete: Oh kjo është një mini-me. Pastaj fatmirësisht mori sytë blu të Katy-t që dhe kjo është një mrekulli.

Më bëri sërish konfuz pak më vonë. Teksa po e shikoja një ditë kur Katy i jepte gji, më ngjau fiks si nëna ime. Tani presim kujt do t`i ngjajë në vazhdim”, u shpreh Orlando. Ai tregoi se vogëlushja është mjaft e mbarë. “Fle në 9 të darkës dhe zgjohet në 6 të mëngjesit. Është e mrekullueshme”, shtoi Orlando.

Advertisement
Loading...