S’janë më shoqe, Dafina Zeqiri ka gati diss-in për Taynën?

Postimet e Dafina Zeqirit kohët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Jo për shkak të look-ut, se sa prej deklaratave të befasishme. Ajo ka reaguar kundër atyre që përpiqeshin t’i bënin “diss”.

“Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”. Ajo ka vazhduar më tej, duke dhënë një mesazh për vajzat e reja.

“Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qeshararke për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, ka shkruar këngëtarja. Ajo nuk ka zbuluar emra, madje duket se do i dedikojë këngë këtyre personave. Dafina do të vijë shumë shpejt me këngën “Zili”, që me siguri është e njëjta fabul si më sipër. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja me një postim në “Instastory”. Data e publikimit nuk bëhet e ditur, por na mbetet vetëm të presim për këtë projekt të ri.

Advertisement
Loading...