Ekspozimi në diell dhe goditja nga të nxehtët: Këto gjëra duhet t’i dini

Në ditët e nxehta të verës shpesh shumica e njerëzve flasin vetë për kremat që duhet të i përdorin për mbrojtjen nga dielli, apo për vajrat që mund të nxihen më shpejt.

Shqetësimet shfaqen nga një ekspozim për një kohë të gjatë në diell. Shkaku përcaktues nuk është, si në goditjen nga të nxehtët, temperatura e lartë, por veprimi i rrezeve të diellit, rrezet infra të kuqe dhe ultravjollcë në kokë.

Ajo përcaktohet nga ekspozimi i tepruar ndaj dritës së diellit. Njerëzit me lëkurë të bardhë janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi. Dhimbja e kokës, djersitja e shumtë dhe problemet me lëkurën janë disa nga pasojat. Karakteristikë e goditjes së diellit është djegia e shkallës I dhe II dhe eritema që rrjedh.

Ashpërsia e problemit varet nga koha e ekspozimit ndaj diellit dhe zonës në të cilën ka ndodhur. Në malet e larta ju mund të digjeni me lehtësi më të madhe dhe në më pak kohë për shkak të intensitetit të lartë të rrezatimit diellor.

Simptomat:

Eritema në pjesët e ekspozuara ndaj diellit e shoqëruar me formimin e flluskave.
Në rastet më serioze shfaqen shpërthime të lëkurës.
Skuqje të syve, lotim dhe bezdisje nga drita.
Lëkura është e nxehtë dhe e djersitur, mund të shfaqen edhe ethet më vonë.
Të përziera, marramendje dhe mpirje mendore.
Masat e para që duhen marrë janë:

Transportoni personin në një mjedis të freskët dhe me hije.
Vendosni akull në sqetull dhe kokë. Vetëm pas kësaj duhet të trajtohen lezionet e lëkurës me kremra anti-eritematoze ose spërkatje hidrokortizon.
Nëse goditja e diellit shoqërohet me simptoma më të rëndësishme, të tilla si djegia, ethet e larta, dhimbja e kokës ose të tjera, këshillohet të kërkoni këshilla mjekësore.

Advertisement
Loading...