Ekziston një romancë e fshehtë midis Lady Gaga and Bradley Cooper?

Dy protagonistët e filmit “A star is born”, Lady Gaga dhe Bradly Cooper po përfliten për një romancë sekrete. Të bindur më shumë se kushdo për këtë, janë fansat e tyre. Por reagimi i Lady Gaga-s ka qenë i menjëhershëm, duke mohuar në mënyrë kategorike të gjitha thashethemet.

“Absolutisht jo! Unë jam e dashuruar me dikë tjetër. Më e rëndësishme për mua është fakti që ne interpretuam një histori që ka prekur shumë zemra dhe miliona njerëz e kanë parë filmi” është shprehur këngëtarja, citon “Cosmopolitan”.

Në të njëjtën kohë po flitet se Gaga është ndarë nga partneri i saj Christian Carino, disa muaj pasi konfirmuan fejesën e tyre. Fansat po spekulojnë për diçka të tillë pasi Carino nuk e shoqëroi këngëtaren në eventin muzikor Grammy Awards 2019 dhe për shkak se Lady Gaga nuk e kishte gjatë ceremonisë unazën e fejesës në gisht.

Advertisement
Loading...