Elita poston për herë të parë foto pas lindjes së djalit

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Sot moderatorja publikoi edhe foton e parë të plotë pas shtatzënisë, ku shfaqet në formë të mirë fizike.

Moderatorja e njohur ka zgjedhur ditën e sotme edhe për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje të shpeshtë nga ndjekësit e saj në “Instagram”.

Meqënëse Elita nuk ka folur ende për përjetimet pas ardhjes në jetë të djalit, kurioziteti është i madh. Pyetja e parë dhe më e shpeshtë që i është drejtuar ka marrë sot përgjigje. “Për të gjithë ata që kanë pyetur.

Po unë jam një nënë që ushqej me gji”,-u shpreh Elita. Ky detaj është shumë i rëndësishëm për rritjen e shëndetshme të një fëmije dhe moderatorja ka vendosur të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të birin shkruan who.

Zëri Gjikolli erdhi në jetë në 20 shkurt dhe fotot e para të tij u publikuan nga prindërit.

Advertisement
Loading...