Ellen DeGeneres sërish në probleme, del pa maskë në rrugë edhe pse është me Covid 19

Para pak ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Ajo ka ndarë me fansat gjithë simptomat, teksa lufta e saj me virusin e rrezikshëm vazhdon. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjithë efektet e Covid-19.

Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, gati torturuese. Ajo është shprehur se kjo ka qenë gjëja më e vështirë për të për ta përballuar.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen në videon e saj.

Së fundmi, DeGeneres u fotografua jashtë shtëpisë së saj pa maskë. Ajo ka dalë nga shtëpia vetëm nëntë ditë pasi ajo doli pozitive në testin ndaj Covid-19.

Në fotot që tani janë bërë virale, ajo shihet duke qëndruar në një parking ndërsa po bën një telefonatë. Ndërsa askush nuk u pa të qëndronte afër saj, mediat zbuluan se kishte qenë në Garde në Montecito, Kaliforni.

Kjo vjen pasi Ellen u vendos në qendër të vëmendjes mediatike muajt e verës, pasi një ish-punonjës deklaroi se vendi i punës në emisionin e saj ishte shumë toksik. Më pas të tjera histori pasuan dhe Ëarner Bros ndoqi një investigim për këtë rast.

Advertisement
Loading...