Prezantuesja e njohur në Shqipëri futet në skenën e Festivalit të Këngës me kal

Mbrëmja e sotme është nata e parë live e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH. Plot 25 këngëtarë priten të ngjiten në skenë për të kënduar live këngët pjesëmarrëse. Mirëpo, vëmendjen fillimisht e ka marrë Jonida Vokshi, e cila pas prezantimit të Blendi Salajt, ka hyrë në skenë mbi kalë.

E veshur me një veshje trupore dhe pelerinë të tejdukshme, Jonida ka ecur me kalë përreth skenës për t’u ngjitur më skenë më pas e zbathur.

Mënyrë kjo e pa parë herë tjetër në Festival. Kështu që, bravo moderatores!

Advertisement
Loading...