
Elvana Gjata shfaqet në fustan të bardhë në paralajmërimin për projektin e radhës.
Filmi i shumëpritur i Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit në shumë pak ditë do të fillojë të shfaqet.
Me këtë rast, Elvana me anë të një videoje të postuar në profilin e saj në Instagram, ka lajmëruar se po sjell një këngë e cila do të jetë pjesë e filmit, shkruan Gazeta Express.
Kënga është një bashkëpunim me reperin Lyrical Son, ndërsa në video Elvana shihet e veshur në fustan të bardhë.
Këto pamje sigurisht janë skena të filmit, të cilat duket se do të përfshihen edhe në videoklipin e këngës me Festimin.
Këngët e Elvanës me reperët nga Kosova gjithmonë janë shndërruar në hite dhe me siguri se as kjo nuk do të jetë ndryshe.

Advertisement
Loading...






























