
Elvana Gjata flet për herë të parë për filmin me Ermalin Pëlqej0
Pesë vite pas suksesit të padiskutuar në filmin “Femrat”, i cili pushtoi të gjitha kinematë e qyteteve shqiptare, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqido të sjellë komedinë “Dy gisht mjaltë” ku aktore kryesore do të jetë Elvana Gjata.
Pikërisht për këtë Elvana është shprehur mbrëmjen e djeshme.
“Aty do të kem mundësinë që të shpalos pjesën time karagjoze. Është një komendi romantike në bashkëpunim me Ermal Mamaqin. Është një projekt që e kam realizuar që në gusht dhe mezi po pres që të shfaqet, sepse është vërtetë shumë i bukur. Është një komedi që flet për realitetin shqiptar dhe besoj se do pritet shumë mirë. Jam shumë entuziaste”, -ka treguar Elvana duke iu referuar filmit.
Elvana ka mbaruar për regjizurë, por është një aktore e lindur.