
Koncerti i Elvanës vështirë të zëvendësohet ndonjëherë.
Përderisa të gjithë këngëtarët zgjedhën sheshin që të perfomojnë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, Elvana mbajti një koncert të paharruar në njërin nga këndet e Klan Kosovës.
Koncert ky i organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj, ku edhe mblodhi shumë fytyra publike vetëm për të, shkruan Kosovarja.
Padyshim, që i gjithë ky koncert do të ishte i pamundur pa përkrahjen e miqve të saj, andaj edhe shkroi disa fjalë të mëdha për ta, kështu edhe duke ia bashkëngjitur një fotografi të përbashkët.
Ndër të tjera, shkrimi i saj ishte: “Ju dua kaq shumë! nuk do mund ta bëja pa ju, Valdrin Sahiti, Alaudin Hamiti dhe bashëkshortja e tij, Jeti Lalaj, dhe Edita Ramadani”.

Advertisement
Loading...






























