Është njeriu më i pasur në botë, por vajza e tij bën një jetë të thjeshtë dhe larg luksit

Ndërkohë që pasuria e themeluesit të Microsoft Bill Gates, vërtitet rreth 90.5 miliardë dollarë vajza e tij është një vajzë e thjeshtë dhe që nuk bën jetë luksi.

Gates është i bindur se paratë duhen fituar dhe nuk duhet përfituar në kurriz të të tjerëve. Vajza e tij e madhe është Jennifer por ajo nuk i përdor paratë e të atit të paktën jo përtej gjërave të domosdoshme.

Po ashtu ajo nuk shihet as në evente mondane shumë shpesh. Ashpërsia e babait nuk lejon që fëmijët nën moshën 14-vjeçare të kenë llogari në rrjetet sociale.
Momentalisht vajza e cila i ka mbushur të 18-at ka vetëm një profil në Instagram ku herë pas here publikon fotografi.

Jennifer është e pasionuar pas sporteve eks*treme dhe merr pjesë në gara ndërkombëtare. Vajza shihet gjithmonë shumë e thjeshtë. Njerëzit që e njohin flasin për një vajzë shumë të thjeshtë dhe të edukuar mirë.

Advertisement
Loading...