Fakte tronditëse: Luther King kishte 40 gra dhe toleroi përdhunimin

Sipas dokumenteve të reja nga FBI, Martin Luther King Jr. thuhet se kishte një lidhje me 40 gra dhe vëzhgonte një prift që përdhunonte një grua gjatë viteve gjashtëdhjetë.

Dokumentet sekrete përshkruajnë xhirime sekrete, të cilat do të jenë të mbyllura në arkiva deri në vitin 2027, ndërsa u krijuan në dhomat e hoteleve që përgjoheshin nga FBI, pasi mendonin se ndihmësi i King, Stanley Levison ishte komunist.

Një pjesë e këtij projekti jo legal është përcjellja dhe incizimi i Martin Luther King Jr. nga viti 1955 e deri në vrasjen e tij në vitin 1968. FBI po përpiqej të grumbullonte informacione negative mbi Kingun me shpresën e diskreditimit të tij, për të cilën gjë ishte veçanërisht i fiksuar drejtori i FBI-së, J. Edgar Hoover.

Advertisement
Loading...