
Në shtator të këtij viti, pa pritur e pa lajmëruar, Fero u zhduk nga rrjetet sociale duke merakosur fansat e tij.
Ai çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram dhe të gjithë u bënë kuriozë të mësonin ç’po kurdiste Fero.
Siç zbuloi “Prive”, gjatë kësaj kohe reperi ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë.
Ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat mezi i presin. Madje, të njëjtat burime zbulojnë tashmë edhe emrin e albumit të ri të Feros, i cili do të titullohet “Goat”.
Ky album pritet të jetë një ndër më të suksesshmit dhe do të përfshijë bashkëpunime me reperë të njohur, ku përmendim edhe Capital Bra.
Advertisement
Loading...






























