
Fjolla Morina mbrëmë ishte në Skenderaj për ta mbajtur një koncert, aty u paraqit me një veshje që po cilësohet si provokative, sidomos për faktin që aty kishte fëmijë.
Këngëtarja Fjolla Morina për veshjen u kritikua nga figura të ndryshme në Kosovë, mirëpo ajo ka thënë se vendi duhet të ecë përpara, e artistët duhet të mos gjykohen me anë të veshjes por për vokal.
Doli gjysmë e zhveshur përballë një publiku i cili kryesisht ishte i përberë nga fëmijët. Me një veshje që ia vinte në pah gjoksin e kofshët, Fjolla dridhej e kërcente para fëmijëve.
Ajo thotë se nuk shqetësohet aspak për komentet e të tjerëve duke e cilësuar paraqitjen e saj si artistike.
“Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha”, tha Morina për Express.
Ajo thotë se kosovarët duhet të ecin përpara. Fjolla e ka krahasuar veshjen e saj me të Rita Orës. Mirëpo thotë se për veshjen e Ritës nuk reagoi askush.
” Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti shotën. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pas edhe geta, hallohopke”, thotë Fjolla.
E për prezencën e fëmijëve në koncert dhe për paraqitjen e saj, Fjolla thotë se organizatorët i kanë vënë fëmijët përpara. Por publikun e ka pasur të gjithin për vetë. Deklaron se të gjithë kanë shkuar për ta parë performancën e saj.
“Fëmijët i kanë lan përpara. Drenica e meriton me u ba kryeqytet si Prishtina”, deklaron Fjolla.






























