
Ekprerti i jetes dhe i sjelljes, Jeton Selimi ka treguar arsyen pse 85 përqind e femrave ndahen nga lidhja e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Ai në një intervistë në Oxygen ka thnë se arsye sot pse 85% përqind e femrave i lënë meshkujt është pavarësia që kanë sot ato.
“Nëse femrat kanë edukatën financiare dhe janë të pavarura, unë të garantoj se 85 përqind e femrave i lënë burrat e tyre. Përshkak se për femrën në një familje vlerë e parë është fëmiju, dhe ato sakrifikojnë vetvetën për fëmijën, sepse ato sakrifikojnë vetvetën për femiun”, ka thënë Selimi.
Ai ka shtuar se disa qifte nuk përputhën mes vete, as nga gjendja emocionale, shpirtërore, e mendjes, etj.
“E arsyeja e ndarjes vjen sepse kur bashkohën një qift nuk bashkohën per arsye të përputhjes, dmth intelegjenca e mendjes, emocionale, shpirtërore nuk është e njëjtë. Pra nese qiftet që krijojnë lidhje nuk përputhën me njëri tjetrin nuk i ndihmojnë njëri-tjetrit ta ngrisin vetedijen, pra nuk kanë qëllime të përbashkëta ata largohën nga njëri tjetri”, ka thënë Selimi.






























