
Rita Ora ka një famë të jashtëzakonshme në mbarë botën, por sipas nënës së saj, ‘ajo kohë pas kohe duhet të bëj xixë kuzhinën’.
Mamaja e Ritës, Vera e cila është një psikiatër, ka një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët e saj, Rita 29, Elena 30 dhe Donin 21-vjeç, ndërsa edhe pse Rita është në sytë e publikut tërë kohës, në shtëpinë e saj nuk ka ‘primadona’ dhe shpesh i thotë vajzës së saj të famshme ‘se nuk është më e mirë se kushdo tjetër’.
“Ne ndajmë një marrëdhënie të ngushtë dhe mundohem t’i këshilloj fëmijët e mi sa herë që kërkojnë këshilla. Edhe pse Rita është e famshme, ne bëjmë gjëra normale së bashku, siç kemi bërë dikur. Ne ende flemë së bashku në të njëjtin shtrat, i bëj mesazh dhe ia rregulloj flokët. Nuk ka primadona në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje sipas mënyrës sonë. Të jesh në sytë e publikut, nuk do të thotë se je më e mirë se kushdo tjetër dhe ajo e di se kohë pas kohe duhet të shkëlqej kuzhinën”, ka deklaruar Vera për revistën “Hello.
Vera gjithashtu ka sqaruar se ajo bën gjithçka që vajza e saj ta kuptojë se ‘dritat e reflektorëve dhe madhështia e shoubiznesit që ajo përjeton, nuk është një realitet për shumicën e njerëzve dhe e ka lavdëruar vajzën e saj për angazhim në çështje sociale dhe për tentimin e saj që të mbështet ata në nevojë dhe të bëj ndryshime’. “
Mundohem ta detyroj Ritën të kuptoj se dritat e reflektorëve dhe madhështia e shoubiznesit nuk është diçka që e përjetojnë shumica e njerëzve. Ajo e di cili është realiteti, sepse ajo mund ta sheh përmes punës sime. Ajo është bërë më e angazhuar në problemet sociale dhe jam vërtetë e lumtur për këtë. E adhuroj kur ajo ndjen se mund të jap mbështetje dhe të bëj ndryshime të nevojshme”, ka përfunduar Vera.