Flitej për ndarjen e Marinës nga Geti, Marina me një “akt” u mbyll gojën të gjithëve

U raportua për ndarjen e mundshme mes Marina Vjollcës nga reperi Getoar Selimi. Por, ka qenë pikërisht bashkëshortja e Getit ajo që i ka demantuar të gjitha lajmet për ndarjen e dyshes.

Marina ka publikuar një fotografi ku shihet në prehrin e Getoarit, në një fustan të gjelbër që i zbulon gjithë këmbën dhe jo vetë.

Në foto vërehet se Marina shfaqë paksa edhe të brendshmet, ndërsa dyshja shfaqen si një super-çift.

 

Javëve të fundit në media kishin qarkulluar lajmet se martesa e tyre është drejt fundit. Kjo për shkak se, sipas shkrimeve, Geti është shumë xheloz dhe ka pasur mos kuptime mes tyre për punën e re që Marina ka marrë, si prezantuese e një emisioni të ri në Televizionin Klan.

 

Advertisement
Loading...