Vjeshtë 2019, 5 modelet e xhinseve që duhet t’i keni në gardërobë

Ju ndoshta keni nisur t’i vini re modelet e xhinseve kudo nëpër Instagram, por këtu gjithsesi, keni 5 modelet që do të dominojnë sezonin e vjeshtës.

Xhinset e prera drejt

Xhinset me këmbë të drejta janë një prej modeleve klasike të kësaj vjeshte, që do t’i shikoni kudo. Është një stil pak më shumë i përshtatur si ai i “mom jeans”. Konsiderojeni si një version të thjeshtuar dhe elegant: mund t’i kombinoni me të gjitha veshjet e sidomos me një bluzë oversize apo crop top.

Xhinset e prera

Ndërsa stinët e kaluara na kanë sjellë modele xhinsesh nga më të ndryshmet, këtë sezon para shkollës po shkojmë më shumë edhe te ky model – xhinset e prera. Mund t’i bini edhe shkurt, pra thjesht të merrni një palë gërshërë dhe t’i modifikoni xhinset që keni. Krijoni stil të ri me fare pak fantazi.

Denim Mini

Tendenca e viteve ’90 të momentit është. . . denim mini. Sigurisht, ne e duam një siluetë perfekte që krijojn minifundi, por këtë vjeshtë, ne jemi veçanërisht të prirur për të shkuar te klasikja. Një model i moderuar minifundit xhins është një tendencë që të gjithë e kemi pritur gjatë.

Skinny Jeans

Një tjetër rikthim në modë? Xhinset skinny. Pasi mbeti për disa kohë në hije, këtë vjeshtë ky model është rikthyer në gardërobë. Pavarësisht ngjyrave apo edhe përmasave të trupit tuaj, silueta lejon lehtësisht që këtë model ta kombinoni me gjithçka.

Xhins edhe xhaketa, edhe këmisha etj.

Pavarësisht nëse e keni ndjekur koleksionin e Rihanna-s këtë sezon, mbani parasysh diçka shumë të rëndësishme. Xhins do të ketë kudo; fustan, këmisha, bluza etj. Konsiderojeni si fakt. Veç pantallonave, edhe çdo veshje ku do të dominojë xhinsi do të jetë tendencë.

Advertisement
Loading...