(FOTO) Shpat Kasapi reagon për herë të parë pas lajmit se është ndaluar me kokainë

Ditën e sotme U raportua se Shpat Kasapi ishte ndaluar 1 muaj më parë me dy pako me kokainë dhe ishte arrestuar, teksa ndaj tij ishte ngritur një padi dhe po hetohej në gjendje të lirë. Duke qenë se këngëtari është edhe këshiltlar i zv.Kryeministrit të Maqedonisë, Artan Grupi, mediat kërkonin reagim nga ky i fundit për skandalin që kishin zbuluar.

Ndërkohë, pasi lajmi u shpërnda në të gjitha mediat, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë Shpati. Me anë të një postimi në Instagram, ai tregon se është në Tiranë “për qef”, ndërsa të tjerët e kanë nxjerr në burg. Po ashtu ai thotë “faleminderit për shpifjet” dhe “vazhdoni kështu”.

Gjithsesi mbetet e paqartë nëse këngëtari është arrestuar vërtetë një muaj më parë, sepse që nuk ishte në burg kjo u kuptua.

 

Advertisement
Loading...