Zv.Kryemintri Grubi shkarkon Shpat Kasapin si këshilltarin e tij, pas lajmit se ishte ndaluar me kokainë

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga pozita si këshilltari i tij.  Lajm i konfirmuar edhe nga vetë Gurubi për ‘’Klan Kosova’’.

Ky vendim ka ardhur menjëherë pasi mediat maqedonëse raportuan ditën e sotme se këngëtari është arrestuar, pasi u kap me drogë të llojit kokainë para një muaji. Madje thuhej se ndaj tij ishte ngritur një padi dhe se po pritej të fillonte gjykimi për veprën penale që ka kryer

Gjithsesi, Shpati Kasapi i ka mohuar të gjitha këto akuza duke i cilësuar si shpifje përmes një foto të postuar në Instagram duke treguar se ndodhej në Tiranë momentalisht.

Advertisement
Loading...