Gashi ka përjetuar diçka shumë emocionuese në Kosovë dhe ka lidhje me një vajzë

Gashi ishte pjesë e ‘Sunny Hill Festival’, ku dhuroi një performancë të mrekullueshme para adhuruesve të muzikës së tij. Por siç duket përtej minutave gjatë të cilave ai ka kënduar, gjatë qëndrimit në vendlindje, i ka tërhequr veçanërisht vëmendjen një vajzë.

Ka qenë një status i tij në ‘Twitter’ që e zbuloi këtë detaj dhe fansat tashmë janë bërë shumë kuriozë. “Të njoha në Kosovë, të lashë në Kosovë… kontrollo mesazhet goce, qenke e papërgjegjshme”, shkruan Gashi, duke ju drejtuar vajzës së panjohur.

Më tej, duket se gjërat kanë marrë tjetër drejtim, pasi reperi ka publikuar një tjetër status: “Unë nuk humbas njeri, njerëzit më humbasin mua”.

Mesa duket reperi e përdor ‘Twitter’ për të shprehur opinionet e tij në formë shumë të sinqertë dhe të gjithë fansat janë duke folur për të. Ç’të ketë ndodhur vallë mes vajzës dhe Gashit?

Advertisement
Loading...