Luana Vjollca zbulon prapaskenat e videoklipit ‘Yalla Habibi’, i ndodh e papritura gjatë xhirimeve

‘Habibi’ është bashkëpunimi i fundit i Luana Vjollcës, i cili erdhi me një artist të njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por dhe për shumë vende të tjera të botës, Faydee. Kënga u prit shumë mirë dhe muzika ritmike përshtatet në mënyrë perfekte me atmosferën e stinës së verës, njësoj si videoklipi i realizuar në një resort të njohur në Vlorë. Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë ecur ashtu siç duhet. Luana ka publikuar një video në ‘Instagram-in’ e saj ku ka zbuluar pak nga prapaskenat e xhirimeve. “Si gjithmonë po ju tregoj pak nga ‘budalliqet’ e mia në prapaskenë. Shiu na solli fat”, ka shkruar moderatorja, duke zbuluar kështu se shiu i ka prishur pak planet e xhirimeve, por gjithsesi çdo gjë më pas ka ecur më së miri. Ky nuk do të jetë projekti i fundit muzikor, pasi siç ka zbuluar dhe vetë Luana, puna për këngë të reja ka nisur prej kohësh./revistawho.com

Advertisement
Loading...