Ghetto Geasy po bën gati këngë të re

Hip hop ylli, Getoar Selimi, po bën gati projekt të ri muzikor.

Geti që kryesisht po shijon jetën me bashkëshorten e tij, Marinën, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt.

Ai realizoi projekt të ri për herë të fundit me Florin dhe Brunon të titulluar “Mori”.

Ndërkaq, tash menaxhmenti i këngëtarit ka konfirmuar për Prive se ai ka gati projekt të ri.

Momentalisht Geti gjendet me Marinën në Como të Italisë, për pushime, pas qëndrimit në alpet austriake.

Geasy projektin e fundit solo e pati me titull emrin e tij personal që u prit mirë nga publiku.

Së fundmi ai nuk u përfshi në polemikat për ekzistencën e ‘labelit’ Babastars, që si duket më nuk funksionon si një grup, por antarët funksionojnë individualisht.

Advertisement
Loading...