Gjërat që nuk i lajmë në makinën e rrobave por bëjmë gabim

A e dini se rrobalarësja mund t’iu ndihmojë shumë më shumë se sa që e keni imagjinuar ndonjëherë?

Nëse nuk e keni ditur ju mund t’i lani në rrobalarëse perdet e dushit, qilimat e gomës ose edhe çantën e lëkurës.

Këto nuk janë gjërat më befasuese që mund t’i lani në lavatriçe, pa i shkatërruar ato.

Më poshtë po ju sjellim disa gjëra që bëni gabim që i lani me dorë dhe jo në lavatriçe, transmeton Klan Kosova.

Pajisjet sportive

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Pajisjet sportive që i përdorim gjithmonë ndoten dhe thithin djersën gjatë ushtrimeve, por shumë njerëz harrojnë ose thjesht nuk dinë si t’i lajnë ato.

Mënyra më e lehtë është të përdorni rrobalarësen: vendosni pajisjet që i përdorni për sport [mbrojtëset e gjunjve, dorëzat ose të ngjashme] në një qese rrjetë ose në një këllëf jastëku, përdorni një detergjent të butë dhe zgjidhni mënyrën delikate të larjes.

Ju gjithashtu mund të lani çantën tuaj të palestrës në rrobalarëse.

Qilimat e jogas dhe banjos

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Qilimat e gomës kanë nevojë gjithashtu për pastrim të rregullt. Vetëm vendosni ato së bashku me disa peshqirë në makinën tuaj të larjes, zgjidhni mënyrën delikate dhe mos përdorni asnjë detergjent.

Mos harroni se këta artikuj duhet të lahen vetëm me ujë të ftohtë.

Arushët dhe lodrat e plastikës

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Ekziston një sasi e madhe e baktereve në lodrat e preferuar të fëmijës tuaj kështu që është shumë e rëndësishme që t’i lani ato.

Së pari sigurohuni që lodra përmban fibra sintetike, pastaj vendoseni në një çantë për larje, përdorni dy herë më pak detergjent se zakonisht dhe zgjidhni mënyrën delicate të larjes.

Rregullat e njëjta mund të aplikohen edhe për lodrat nga plastika dhe silikoni.

Çantat e lëkurës dhe ato për blerje

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të zgjedhin qeset e ripërdorshme për blerje në vend të atyre plastike.

Këto çanta mund të lahen në një makinë larëse: përdorni një detergjent të butë dhe zgjedheni mënyrën delikate në rrobalarëse. Ju gjithashtu mund të ndiqni të njëjtat rregulla për të larë një çantë të lëkurës.

Perdet e dushit dhe sfungjerët

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Sfungjerët dhe perdet e dushit mund të lahen edhe në rrobalarëse. Për rezultate më të mira, vendosni perdet dhe sfungjerët e dushit që të lahen me disa peshqirë.

Përdorni një sasi të vogël të detergjentit dhe zgjidhni mënyrën standarde të larjes.

Çizmet e buta dhe atletet

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Çizmet e buta (ugg boots) mund të lahen në makinë larëse me ujë të ftohtë.

Para se të vendosni atletet tuaja në makinë larëse, hiqni lidhëset dhe vendosni ato në një çantë rrjetë. Për një efekt më të mirë, lani atletet së bashku me disa peshqirë në ujë të ftohtë.

Pajisjet e kuzhinës

20 Things We Don’t Wash in a Washing Machine — but It’s a Big Mistake

Nëse leckat, dorëzat ose mbajtëset e tenxhereve që janë nga silikoni nuk janë ndotur me shumë yndyrë ju mund t’i lani ato së bashku me rrobat e tjera, në të kundërtën lani ndaras në ujë të ngrohtë me disa peshqirë.

Advertisement
Loading...