
Gjyste Vulaj është tejet e komentuar në hapësirën mediatike për paraqitjet e saj ekstravagante në skenë. Së fundmi, ajo ka rrëfyer në emisionin “Why Not” një episod të shkëputuar nga një koncert të mbajtur në Nju Jork, që sipas saj demonstron në një farë mënyre edhe mendësinë e vendit tonë.
“Siç isha duke ecur, kapa fustanin dhe rashë. U rrëzova, u ngrita dhe thashë, ok se kanë se çfarë të shkruajnë mediat. Më beso, ai moment më është dukur si një vit dhe kur kam parë njerëzit, të gjithë ishin duke qeshur. Vetëm një vajzë e prishi fytyrën dhe u zgjat të më ndihmojë, si edhe një truprojë. Thashë ky populli jonë kënaqet kur rrëzohemi”, tregoi Gjyste Vulaj.
Advertisement
Loading...






























