Gold Ag i bën dhuratën më të bukur nënës së tij për ditëlindje

Më 28 nëntor, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira, u bënë prindër për herë të parë. Çifti i njohur u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Ndërkohë në familjen e Gold Ag ka një tjetër festë ditën e sotme. Nëna e reperit feston ditëlindjen dhe Gold Ag i ka kushtuar disa fjalë shumë të veçanta. Ai shprehet se këtë vit nuk mund t’i bënte dhuratë më të bukur se nipin e vogël, Gueril.

Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto ku shfaqet përkrah të ëmës dhe bashkëshortes së tij, e ka shkruar disa fjalë shumë të ndjera.

“Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paçim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar reperi.

Gold Ag ka treguar se me të ëmën ka një lidhje shumë të fortë, sepse i është dashur që të rritet pa të atin. Ndërkohë sot bashkëshortja e tij ka zbuluar se është kthyer nga materniteti me vogëlushin dhe në shtëpi i kanë pritur me një tortë me flamurin shqiptar për t’ju uruar mirëseardhjen.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni @arianagushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja”, shkroi Ermira përkrah fotos së tortës.

Advertisement
Loading...