Gold AG jep një lajm të rëndësishëm për fansat

Gold AG përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se kënga e re e tij publikohet sot, shkruan lajmi.net.

Reperi ka njoftuar se kënga e re titullohet “Emrin e ka luftë” dhe e sjell në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.

“Sot ora 18:00 në Podujevë. Promovohet kënga më e re “EMRIN E KA LUFTË” ft Ismet Bexheti”, ka shkruar Goldi.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Gold AG është “Moj Kosovë”, që e solli të shoqëruar edhe me videoklip.