Grimierja e njohur në USA lanson setin e qerpikëve me emrin Kosova

Foinika Kay është make up artistja shqiptare e cila është nga Kosova dhe që po bën bujë në rrjetet sociale, me grimin që po bën.

Në Instagram ajo numëron plotë 1.7 milion followers dhe nën pronësi ka produkte kozmetike të quajtura Exteriorglam.

Së fundi Foinika ka prezantuar setin e qerpikëve të quajtur Kosova.
Make-up artistja ka shkruar se ky produkt është perfekt për përdori ditor dhe ju bën të ndjeheni më rehat dhe më e bukur.

Bukuroshja nga Kosova përveç që është e zonja në profesionin e saj, ajo po shquhet edhe për linjat e saj të bukura të fytyrës dhe trupi.