Habit këngëtarja e famshme flet shqip para milionave personave (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Ciara ka surprizuar të gjithë fansat e saj shqiptarë, pasi ka folur shqip.

Ajo kishte vendosur që të shkëmbente dy fjalë me ndjekësit e saj në Instagram, kur papritur hapi një video chat live me një vajzë shqiptare.

Ciara nisi ta pyeste vajzën nga ishte dhe ajo i tha se është nga Shqipëria.

“O sa mirë! E kam idenë ku bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, u shpreh Ciara teksa dëgjonte fansen që i shprehte dëshirën për të ardhur dhe për të vizituar vendin tonë.

Biseda mes tyre zgjati për disa minuta deri kur në fund Ciara i kërkoi fanses së saj që ta mësonte sesi të thoshte “Bye” në shqip.

Video u mbyll me një “mirupafshim”nga ana e këngëtares së njohur e cila me siguri do të bëhet më tepër kurioze për vendin tonë.

Advertisement
Loading...