
Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare që duket sikur është rritur në skenë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Olta Boka, e cila i ka surprizuar të gjithë dje, pasi me anë të një postimi në Instagram ka dhënë sot lajmin se ka nisur një profesion të ri si asistente notere.
Olta ka zbuluar se prej 6 muajsh po plotëson formimin e saj juridik dhe në fund tregon se nga muzika nuk do të heqë dorë kurrë.
“Me lejoni te ndaj me ju eksperiencën time me te re me qellim përvetësimi dhe shndërrimin ne profesionin e ardhshëm. Prej me shume se 6 muaj synoj te plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent Notere) me dëshirën dhe përkushtimin qe nje dite Vula te mbaje emrin Tim si nje “autograf” me pergjegjesi per sherbimet jetesore Noteriale!
P.S: Muzika eshte profesioni im i perjetshem nga i cili s’do mundem te heq dot dore kurre!”, shkruan Olta.