I shpertheu silikoni, aktorja turke përfundon në spital

Aktorja e famshme turke, Serenay Sarikaya ka pushtuar titujt e mediave, pas pretendimeve se i ka shpërthyer silikoni. Mediat turke raportojnë se 29-vjeçarja është shtruar në spital mbrëmjen e së enjtes për të bërë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale në gjoks.

Për më tepër, pretendohet se ajo u regjistrua në spital një emër tjetër, Seren Kaya për të fshehur incidentin. Moderatori Ilker Koç deklaroi se aktorja më parë kishte bërë implantime silikoni.

“Silikoni i vjetër mund të ketë shpërthyer,”– tha ai.

Ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Serenay Sarikaya në lidhje me lajmet që po qarkullojnë rreth saj.

Advertisement
Loading...