
Kafeneja “Storm Crow Tavern” në Vankuver ka bërë këtë “tabëll” për gota e cila është duke “i çmendur” klientët e saj, sidomos kur pinë pak dhe fillojnë të disponohen, pasi që në të është një enigmë që për shumicën është e pazgjidhshme, transmeton “Zëri.info”.
Sikur që po e shihni në këtë fotografi, qëllimi është të kaloni nëpër labirintin, por “hilja” qëndron në atë se duhet të lëvizni në atë mënyrë që t’i prekni këto “topa” dhe atë së pari atë me ngjyrë të kuqe, pastaj atë me të kaltër, prapë atë me të kuqe, tani atë me ngjyrë të kaltër e kështu me radhë derisa ta arrini zgjidhjen dhe të dilni nga ai.
Enigma është publikuar në rrjetin shoqëror “Reddit” dhe deri më tani qindra mijëra njerëz kanë provuar ta zgjidhin dhe shumica… pa sukses.
Provojeni edhe ju, pas disa “hapave të qëlluar” do ta shihni se nuk është edhe aq e vështirë sa duket.






























