
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po korr gjithnjë e më shumë sukses në industrinë e muzikës ndërkombëtare. Ajo fitoi më 11 shkurt dy çmime Grammy, ndërsa së fundmi është “përkëdhelur” edhe nga një statujë dylli identike në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”.
Ndërkohë, i dashuri i saj Isaac Carew vijon ta mbështesë me xheste mjaft të ëmbla. Teksa Dua ka pozuar në krah të “identikes” së saj, Isaac ka postuar disa foto në “Insta Story” dhe në një në to lexohet: “Duke parë dy Dua, këtë e quaj parajsë”.
Fotografia më pas është ripostuar nga vet këngëtarja, për t’u ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj personale në “Instagram”.
Advertisement
Loading...






























