Jo vetëm Dua Lipa, këngëtarja zbulon edhe talentët tjerë të familjes

Sukseset e këngëtares, Dua Lipa viteve të fundit nuk kanë fund.
Por, përveç Duas siç shihen edhe anëtarët e tjerë të familjes po vazhdojnë të jenë të suksesshëm në drejtimet që kanë zgjedhur, shkruan lajmi.net.Këngëtarja 23 vjeçare me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit, tregon se motra e saj, Rina ka qenë pjesë e ballinës së revistës “Red Milk Magazine” kurse vëllau i saj, Gjini kishte recitalin e parë me kitarë.

“Mbretëresha ime në ballinën e Red Milk Magazine. Për çështje të shkurtit që jam shumë krenare dhe Gjini për recitalin e parë me kitarë 💫💫💫 më kanë bërë të qaj 😭💕😭💕😭💕”, shkruan Dua.Ndryshe, këngëtarja shqiptare, theu rekord duke fituar dy çmime “Grammy”, me herën e parë që u nominua në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve.

Advertisement
Loading...