Juliana Pasha: Sfida më e vështirë për të është mosardhja e një fëmije

Juliana Pasha është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, fituese edhe  e çmimeve të rëndësishme, por nëse karriera e saj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes se mediave dhe publikut, Juliana është kujdesur që jetën private ta mbajë pikërisht të tillë, private.

Për ju që nuk e dini artistja është e martuar me një muzikant, kitaristin Altin Llakaj dhe ata janë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjeterit. Kjo pasi Altini është pjesë e bandës muzikore që shoqëron “live” Julianën në çdo performancë.

Ndërkohë ditën e djeshme, e ftuar në emisionin “E Diela Shqiptare”, si pjesë e rubrikës “Ti mund të këndosh”, këngëtarja foli si rrallë herë për familjen. Ndër të tjera, e emocionuar, Juliana tha për Ardit Gjebrean se sfida më e madhe e saj dhe bashkëshortit është mosardhja e një fëmije.

Pasha tha se ata vazhdojnë të kenë shpresa që Zoti do t’i bekojë me një fëmijë e nëse jo, opsionet janë të hapura. E rëndësishme për të është që ajo dhe Altini kanë dashuri dhe besim, po ashtu që kanë pranë edhe Odesën, vajzën e muzikantit nga martesa e parë.

“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.

Unë mendoj që kur çifti është shumë i lidhur me njëri-tjetrin, ka dashuri, nëse dashuria thyet si është fëmija si nuk është fëmija, nëse besimi thyhet dhe shumë gjëra në marrëdhënien e një çifti thyhen, ndodh dhe ndarja. Unë dhe Altini jemi një trup i vetëm.

Në momentin që kemi bërë betimin tonë në kishë, kemi bërë një gjest shumë të bukur për ne të dy. Ishin dy qirinj që ne ndiznim një qiri të tretë. Ai qiri i tretë personifikonte perëndinë, këta dy qirinjtë ishim unë dhe Altini dhe ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë si një trekëndësh, jemi ne të dy dhe kemi Zotin në mes që na mban fort, jetën, familjen, marrëdhënien  e përditshme, punën, gjithçka.

Unë besoj që marrëdhënia jonë do të shkojë derisa të mbyllim sytë të dy së bashku dhe nuk ndodhë asnjë gjë. Nëse Zoti do na bekojë me një fëmijë, faleminderit, nëse jo do jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe dashtë Zoti do kemi Odesën pranë nëse do dojë të na bashkohet kurdo që të ketë dëshirë”– tha Juliana mes lotësh.

 

Advertisement
Loading...