Ka mbetur vetëm edhe pak kohë, Fifin nuk do ta shihni më të shëndoshë

Këngëtarja Fifi shpesh herë ka folur lidhur me kikogramët e tepërt që ka dhe këtë nuk e ka pasur problem asnjëherë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo si duket ka ardhur koha që ajo të bie në peshë dhe këtë vendim duket se e ka marrë me shumë seriozitet.

Vetë këngëtarja nëpërmjet postimit të një Instastory i është përgjigjur një ndjekësi që ka folur lidhur me peshën.

“Edhe që jena të trasha, talent kena. Na s’jena të trasha po të lezetshme, kallxoji të gjithëve”, ka shkruar dikush prej ndjekësve ndërsa Fifi i ka thënë se ajo do të jetë vetëm për pak kohë e shëndoshë pasi ka vendosur të nis trajtimin për humbjen e kilogramëve.

Advertisement
Loading...