Kanye West humbi zgjedhjet, por nuk heq dorë nga Shtëpia e Bardhë

Kandidimi i Kanye West për president në zgjedhjet e këtij viti duket se nuk shkoi siç duhej. Megjithatë, Kanye nuk heq dorë. Në një postim në TWitter, ai ka lënë të kuptohet se do të kandidojë sërish në zgjedhet e ardhshme.

Përkrah një fotoje të tij në profil, me një hartë zgjedhore në sfond, ai shkroi: “KANYE 2024”.

Ai mund të mos ketë siguruar vota për zgjedhjet, por të paktën një person votoi për Ëest: vetë reperi. 43-vjeçari iu drejtua Tëitter-it në Ditën e Zgjedhjeve për të treguar se ai jo vetëm që votoi për herë të parë në jetën e tij, por gjithashtu votoi për veten – që ai e quajti njeriun që i beson më shumë.

“Zoti është kaq i mirë”, shkroi Ëest të martën në mëngjes. “Sot unë jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është për dikë që me të vërtetë i besoj… mua.”

Reperi gjithashtu ndau një video në TWitter teksa vendoste fletët në një makinë votimi, duke e bërë votën e tij zyrtare.

Gruaja e West, Kim Kardashian, bëri të ditur se ajo votoi gjithashtu. Sidoqoftë, ndryshe nga burri i saj, Kardashian nuk dha detaje se për kë e dha votën e saj.

“Unë votova! Po ju?” –shkroi 40-vjeçarja në Tëitter, së bashku me një foto bardh e zi të saj.

 

Advertisement
Loading...