Katy Perry i kërkon falje aktores që i ngjan dhe përdori emrin e saj për të hyrë në clube

Së fundmi, Katy Perry gjatë një Live në Instagram, në të cilin u fut dhe aktorja Zooey Deschanel, tha se për shumë kohë në të 20-at e saj, hiqej si ajo që ta lejonin nëpër club-e.

“Zooey, më duhet të të pranoj diçka. Kur erdha në Los Angeles isha askushi ndërsa ti ishe kaq e famshme gjatë asaj kohe. Kishte pushtuar botën atë periudhë dhe unë ndihesha aq me fat kur më thonin që ngjaj me ty.”-u shpreh Katy.

Në fakt, jo pak herë njerëzit kanë vënë re ngjashmërinë mes saj dhe Zooey-it. Të dyja brune dhe me sy bojëqielli. Perry tha se jo pak herë e ka përdorur emrin e aktores jo pak herë.

“Kur shkova në fillim në Los Angeles dilja shumë nëpër club-e. S’kisha as para, as pushtet, asgjë dhe ndonjëherë kur hyja në lokal më duhet të pozoja si ty.”- vazhdoi t’i tregonte aktores, kur kjo e fundit e surprizoi me përgjigjen e saj.

“Në fakt e dija! Atë kohë të gjithë njerëzit më shihnin dhe reagonin për të më treguar se më njihnin. Pastaj, të gjithë filluan të më tregonin për një vajzë, që quhej Katy dhe që ngjante shumë me mua. Unë asokohe s’e kisha idenë kush ishe.”- u shpreh aktorja, përgjigje e cila shokoi Perry që mendonte se e kishte ruajtur mirë sekretin për vite me radhë.

“Kur të takova u çlirova sepse ishe shumë e bukur dhe thashë falë Zotit! E ke parasysh që s’i dihet kurrë se si është dikush për të cilin njerëzit të thonë se të ngjan? Kur të pashë ty, e mora për kompliment sepse ishe e mrekullueshme.

 

Advertisement
Loading...