Paparacët duhet të mendohen dy herë pasi ti bëjnë fotografi Meghan Markles

Meghan Markle ka arritur të fitojë çështjen e saj kundër agjensisë së paparcëve, të cilët e fotografuan me të birin, Archie-n, në fillim të këtij viti në Kanada.

Kështu, Splash News dhe Picture Agency kanë rënë dakord që të mos i bëjnë më asnjë fotografi Megan-it,  princit Harr dhe djalit të tyre. “The Guardian” raporton se duka dhe dukesha morën masa ligjore më 20 janarin e kaluar ndaj agjensive, pas shkrepjes së fotove dhe pubkimit të tyre.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë ndër të tjera thuhet se “Administratorët e Splash UK kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen.” Ndërkohë kompania ligjore e Meghan dhe Harry shprehen se “Kjo zgjidhje ligjore është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme dhe e pasjellshme e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu si çdo familje”.

Avokatja e Markle, Jenny Afia, tha gjatë seancës gjyqësore se “shkrepja e fotove përbën një shkelje të privatësisë” dhe se “ato u bënë gjatë në dalje private të familjes, ku nuk kishte interes publik për fotografitë”. Sipas avokates, një ditë para se të shkrepeshin pozat, fotografi i agjensisë kishte kryer një inspektim të plotë zbulimi të shtëpisë private të Dukës dhe Dukeshës, duke ecur rreth saj dhe duke kërkuar të identifikonte pikat e hyrjes dhe daljes, si dhe duke vendosur kamerën e tij mbi gardh.

Pak kohë më parë edhe agjensia amerikane e lajmeve X17, i kërkoi ndjesë pjesëtarëve të familjes mbretërore, pasi thuhet se përdori dronë për t’i bërë fotografi Archie-t, ndërsa familja po qëndronte në Los Angeles. Po ashtu ata kanë edhe një cështje tjetër të hapur gjyqësore ndaj një tjetër media, gjë që tregon se nëse i shkelet privatësia, Meghan dhe Harry, nuk do të qëndrojnë duarkryq. Fundja kjo ishte edhe një nga arsyet pse u larguan nga Britania.

Advertisement
Loading...