Këngë me Hadithe në shfaqje, Rihanna kërkon falje besimtarëve musliman

Modelet që reklamuan koleksionin e saj, kërcyen nën ritmet e këngës “Doom”, e cila ishte miksuar me disa vargje të shenjta islamike të hadithit mysliman, raporton “BBC”. Hadithi ka të bëjë me shenjat e ditës së gjykimit.

Të martën, Rihanna vendosi që të reagojë për herë të parë rreth kësaj çështjeje, duke bërë një shkrim të gjatë në Instastory.

“Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja t’ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim”,- shkroi fillimisht këngëtarja.

Më pas, ajo shtoi se i vjen thellësisht keq që vëllezërit dhe motrat myslimanë janë prekur nga kjo gafë.

“Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se përdorimi i  këngës në projektin tonë ishte plotësisht i papërgjegjshëm. Do sigurohemi që diçka e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, përfundoi artistja.

Advertisement
Loading...