Kërcënon Melinda: Më shani në fytyrë dhe shihni se çdo të ndodhë

Rep-artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi ditën e sotme e filloi duke festuar 10 milionë klikime në këngën “Çifteli”.

Artistja përmes disa videove të publikuara në rrjetin social, Instagram, ka vendosur t’i thotë disa fjalë për ata që e ofendojnë.

“Dhe për ju të gjithë drejtpërdrejt dhe tërthorazi që flisni keq për mua dhe tentoni të më nënçmoni, më thuani këto gjëra në fytyrë dhe shihni se çdo të ndodhë. Unë jam një grua punëtore dhe kam sakrifikuar. Çdo gjë që kam arritur, e meritoj”, ka thënë ajo në gjuhën angleze.
Projekti i fundit muzikor i Melindës është “Çifteli” që është publikuar më 28 mars të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube.

Advertisement
Loading...